Suarez: Neymar së shpejti më i miri në botë

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, thotë se shumë shpejt Neymar do ta tejkalojë Lionel Messin dhe do të shpallet lojtari më i mirë në botë.

Neymar është në formë të lartë për Barcelonën dhe përkundër faktit se në skuadër është ende Messi, është sulmuesi tjetër i trios së famshme që nuk sheh probleme por vetëm suksese në horizont.

“Leo është më i miri në botë. Në fushë, ajo që ai inspiron është admiruese. Ai është shumë i qetë”.

“Neymar është numri 2 në botë dhe para tij është vetëm Messi, prej të cilit ai vetëm do të mësojë”.

“Por, në secilën ndeshje, Neymar po bën gjëra të ndryshme dhe secilën herë po tregohet edhe më i mirë. Shumë shpejt ai do të bëhet më i miri në botë”, potencoi Suarez. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...