Përfundon afati, në PZAP deponohen 352 ankesa

PUBLIKUAR

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të mërkurën ka shpallur rezultatet përfundimtare për Kuvendet Komunale.

Të gjithë kandidatët për asamble të cilët dyshojnë se iu është bërë ndonjë e padrejtë në numërim kanë pasur mundësi të ankohen brenda 24 ore në PZAP.

Ky afat ligjor tanimë ka përfunduar dhe në këtë institucion janë deponuar gjithsejtë 352 ankesa.

Kryesuesi i Sekretariatit në PZAP, Mul Desku ka thënë për IndeksOnline se janë pranuar 352 ankesa.

“Nga ora 16:00 e ditës së djeshme e deri sot PZAP-i ka pranuar 352 apele kundër vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultateve përfundimtare për kuvende komunale. Afati i dorëzimit të apeleve ka qene deri ne ora 16:00 sot”, ka thënë Desku.

SHIKO MË SHUMË

Hamza: Kosova po rrëshqet drejt varfërisë, duhet kthesë urgjente për shtetin dhe qytetarët

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar pas raportimeve të fundit...

Spitali i Pejës del me njoftim për aksidentin në Dollc: Dërgohet në QKUK njëri nga të lënduarit

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 04:55 në Dollc të Klinës,...

Një i vdekur dhe dy të lënduar në Dollc të Klinës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjsit në...