Barcelona e gatshme ta shesë Coutinhon te klubi i Premierligës

PUBLIKUAR

Barcelona është e gatshme ta largojë Philippe Coutinhon nga Camp Nou qysh në afatin kalimtar të janarit.

Barcelona është e hapur ta shesë yllin e vet brazilian Coutinho në Newcastle United në janar, raporton Gazeta Express.

Coutinho është zëvendësues te gjiganti katalonas dhe duke e parë pagën e lartë që ka, klubi është i gatshëm ta shesë.

Barça është e gatshëm madje që ta lejojë të largohet edhe në një marrëveshje huazimi fillimisht.

Besohet se Newcastle ka shprehur interesim për shërbimet e tij, pasi e ka nisur një epokë të re pasi u ble nga sheikët arabë muajin e kaluar, duke u bërë njëri prej klubeve më të pasura në botë.

Coutinho iu bashkua Barcelonës me shumë bujë nga Liverpooli vite më parë, por dështoi plotësisht ta tregojë vlerën e vet në Camp Nou. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...