Ancelotti me fjalë të mëdha për Vinicius, thotë se do të vijë koha edhe e Hazard

PUBLIKUAR

Carlo Ancelotti është shprehur tejet i lumtur pas fitores 2-1 ndaj Shakhtarit në “Santiago Bernabeu”.

Vinicius Junior ishte një prej më të mirëve në fushë, dhuroi dy asiste, derisa realizoi dy gola Karim Benzema.

“Është në një formë të mirë si për gola ashtu edhe me asiste. Dy golat ranë falë tij; i pari pas një presioni përpara dhe tjetri pas një kombinimi të mirë me Casemiron e Benzeman. Është në zjarr”, tha Ancelotti.

Ai tha se do të vijë edhe koha e Hazard, që nuk luajti në këtë ndeshje.

“Hazard është gati për të luajtur. Mund të kishte luajtur sot, mund të luajë në vikend. Ka nevojë për minuta që të gjejë më të mirën dhe do t’i ketë kur të vijë koha. Mendoja ta vendosja sot, por për shkak të strategjisë vendosëm për Lucas Vázquez në mënyrë që të forcojmë më shumë krahun”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media para...