I dënuari Muhammad Bawazir (35), ka refuzuar të largohet nga burgu famëkeq Guantanamo në Kubë, pasi nuk dëshironte që pjesën tjetër të jetës ta kalojë në Ballkan, raporton DailyMail.
Ai para 14 viteve është arrestuar në Afganistan, me ç’rast është dërguar në këtë burg. Por avokati i tij ka pranuar se kishte kërkuar ta dërgojnë në vendin ku edhe jetonin anëtarët e familjes së tij, por se këtë vendim e kishte ndërruar në momentin e fundit, duke thënë se nuk dëshiron të shkojë, transmeton Telegrafi.
Muhammad Bawazir i burgosur në Guantanamo, ka refuzuar të hip në aeroplanin që po transportonte dy të burgosurit e liruar për në Ballkan, ku edhe aktualisht gjendet familja e tij.
Ndërkaq, Avokati i tij John Chandler, është munduar ta bind për muaj të tërë që të pranojë ofertën për zhvendosje në një vend tjetër. Por i burgosuri, i cili është dashur të vuaj dënimin prej 21 viteve burgim, ka vendosur në momentin e fund të mos shkojë në Ballkan.
Megjithatë, vendimi i Baëazir është i pazakontë. Madje edhe të burgosurit nga Jemeni, të cilët nuk mund të kthehen në vendin e tyre për shkak të luftës civile, mund të shkojnë kudo tjetër, vetëm se patjetër duhet të dalin nga burgu. Në burg aktualisht qëndrojnë 91 të burgosur. /Telegrafi/


