Reagon Komuna e Gjakovës: Kjo është e vërteta për familjen Manxhuki!

PUBLIKUAR

Komuna e Gjakovës shprehet se me keqardhje ka kuptuar lajmin për vdekjen e foshnjës të familjes Manxhuki nga Komuna e Gjakovës. Ndërsa, thotë se familja Manxhuki ka ardhur nga Komuna e Prizrenit para tri viteve dhe se është vendosur ilegalisht në një shtëpi të vjetër në lagjen Kolonia, që deri vonë ka qenë vendbanim joformal për banorët e komunitetit RAE.
“Nga familja Manxhuki në Komunën e Gjakovës nuk është parashtruar asnjë kërkesë për strehim, por as për ndihma në lëndë djegëse dhe veshmbathje. Gjatë periudhës së erërave të fuqishme që goditën Komunën e Gjakovës me 11 dhe 12 janar, familjes Manxhuki i është dëmtuar çatia e shtëpisë, ku gjatë natës nuk e kanë vërejtur dhe si pasojë fëmija është lagur nga reshjet. Që nga ajo datë, nga familja Manxhuki nuk ka paraqitur askush kërkesë për ndihmë në Komunën e Gjakovës.

Qeverisja lokale në Gjakovë, jo më larg se para dy ditësh ka strehuar një familje e cila si pasojë e raporteve familjare kishte mbetur ne rrugë, andaj janë të pakuptimta akuzat e familjes Manxhuki drejtuar Komunës, përderisa për rastet emergjente gjithnjë kemi një reagim të shpejtë në bazë të mundësive që posedon Komuna e Gjakovës.

Komuna e Gjakovës i shpreh ngushëllime familjes Manxhuki për këtë humbje të madhe. Nga dita e nesërme Komisioni për strehim në lagjen “Ali Ibra” do ta vizitojë këtë familje dhe do të kujdeset për sistemimin në një vend më të sigurt për ta”, thuhet në një kumtesë të Komunës së Gjakovës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...