Fjalët e Ronaldos pas dy golave të shënuar sonte

PUBLIKUAR

Cristiano Ronaldo është shpëtimtari i Manchester Unitedit sërish. Portugezi shënoi dy gola për të barazuar 2:2 ndaj Atalantas.

Golin e parë e realizoi në minutat shtesë të pjesës së parë, kurse të dytin në minutat shtesë të pjesës së dytë, shkruan Gazeta Express.

Pas ndeshjes, Ronaldo tha se ndihet shumë i lumtur, por ekipi duhet të përmirësohet ende.

“Ishte ndeshje e vështirë. Ne besuam deri në fund dhe ndihmova ekipin të fitojë një pike dhe jam shumë i lumtur. S’u dorëzuam asnjëherë. Besuam deri në fund. Duhet të përmirësohemi, kemi lojtarë të ndryshëm, sistem të ndryshëm, duhet të përshtatemi me njëri-tjetrin, por do të duhet kohë. Kemi kohë të përmirësohemi dhe të jemi më të mirë”, tha Ronaldo.

SHIKO MË SHUMË

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media para...