Bahri Shala lirohet nga pozita e drejtorit të Drejtorisë së Antidrogës në Policinë e Kosovës

PUBLIKUAR

Bahri Shala është liruar nga pozita e drejtorit të Drejtorisë së Antidrogës në Policinë e Kosovës. Ai ka bërë të ditur për Gazetën Express së është bartur në një tjetër drejtori brenda PK-së, atë Teknike të Kriminalistikës.

“Është e vërtetë, sot në orar të punës jam njoftuar”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se pozita në të cilën është emëruar, është paralele brenda Policisë së Kosovës.

“Sipas gradave është njëjtë vetëm në tjetër drejtori, Teknika e Kriminalistikës”, ka shtuar Shala.

Ndërkohë ende nuk është bërë e ditur se kush e ka zëvendësuar Shalën në pozitën e drejtorit të Drejtorisë së Antidrogës. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ky është çmimi i naftës, benzinës dhe gasit sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara...

Policia sekuestron armë dhe pajisje ushtarake në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka sekuestruar armë dhe pajisje ushtarake në fshatin Crepule të Zubin...

Arrestohen tre persona në Suharekë, dyshohet se rrëmbyen e sulmuan dy të tjerë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën janë arrestuar tre persona, pasi dyshohen...