Dorëzohet në polici njëri nga të dyshuarit për vrasjen 25-vjeçarit në Mitrovicë

PUBLIKUAR

A. Z., 23 vjeçar është vetdorëzuar sot në polici, i kërkuar për vrasjen e A.M., 25-vjeçar të shtunën në Mitrovicë, raporton Gazeta Express.

Pas procedurave të nevojshme intervistuese, të dyshuarit A. Z., me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Hetimet në kërkim të të dyshuarit tjetër L. B., 21 vjeçar janë duke vazhduar, njofton policia.

A.M., vdiq nga plagët e marra me thikë dhe tragjedia erdhi si pasojë e një zënke, ka njoftuar policia.

L.B., i cili po vazhdon të kërkohet nga policia, ka dosje të trashë në polici për vepra të ndyshme penale, kanë njoftuar burimet e Expressit.

Një ditë pas vrasjes policia ka njoftuar për bastisjen e lokacioneve, të cilat dyshohej se ishin strehë e të dyshuarve.

Në një lokacion, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë të gjatë -mitraloz me disa fishekë dhe një sasi e dyshuar që mund të jetë substancë narkotike.

25-vjeçari i vrarë është varrosur të shtunën.

Rasti është duke u hetuar.

SHIKO MË SHUMË

Ky është çmimi i naftës, benzinës dhe gasit sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara...

Policia sekuestron armë dhe pajisje ushtarake në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka sekuestruar armë dhe pajisje ushtarake në fshatin Crepule të Zubin...

Arrestohen tre persona në Suharekë, dyshohet se rrëmbyen e sulmuan dy të tjerë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën janë arrestuar tre persona, pasi dyshohen...