Dita e Contes

PUBLIKUAR

Antonio Conte dhe do Tottenhami kanë arritur marrëveshje verbale dhe pritet që mëngjesin e sotëm ta nënshkruajnë atë dhe ta bëjnë zyrtar bashkëpunimin.

Conte pritet të nënshkruajë marrëveshje njëvjeçare e gjysmë me klubin nga Londra veriore, deri në qershor 2023, raporton Gazeta Express.

Ish-trajneri i Interit dhe Chelseat, i cili e kishte refuzuar Tottenhamin gjatë verës, është bindur nga shefi i Spurts Daniel Levy dhe drejtori sportiv Favio Paratici, pasi shkoi në Londër për bisedime të hënën.

Conte do ta zëvendësojë Nuno Espirito Santon e shkarkuar të hënën pas humbjes së Tottenhamit nga Manchester Unitedi në fundjavë.

Trajneri italian do të rikthehet në Londër, aty ku e drejtoi Chelsean nga viti 2016 deri në vitin 2018.

52-vjeçari, i cili e fitoi titullin në Serie A sezonin 2020/21, i ndihmoi Chelseat ta fitojë Premierligën në sezonin e tij të parë në Stamford Bridge dhe FA Cup në vitin e dytë në Angli. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...