Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për veprën penale vrasje në tentativë

PUBLIKUAR

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë në Gjykatën kompetente në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj  dy të pandehurve , L.B., dhe E.B., me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprat penale “Vrasje në tentativë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” si  dhe “Ndihmë në kryerjen e veprës penale të vrasjes në tentativë”.

Prokuroria njofton se, më 30 tetor 2021, në fshatin Shkozë, Komuna e Malishevës, i pandehuri L.B., me dashje tenton ta privojë nga jeta të dëmtuarin A.B.,  pas një konflikti të mëhershëm lidhur me një kontest civil.

Derisa i dëmtuari ishte duke punuar tokën e tij,  i pandehuri L.B., nxjerr armën dhe gjuan në drejtim të tij 22 herë, por nuk arrin ta qëllojë. Me këto veprime ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”, nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-së.

Po ashtu, i  pandehuri L.B., pa autorizim, ka mbajtur armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, me çka ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, paragraf 1 i KPRK-së.

Ndërsa i pandehuri E. B., me datë, kohë dhe vend të njëjtë, me dashje ka ndihmuar të pandehurin, vëllain e tij, L.B., në kryerjen e veprën penale, duke pasur marrëveshje paraprake, ku më pas së bashku kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Me këto veprime ka kryer  veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale të vrasjes në tentativë”, nga neni 172 lidhur me nenin 28 dhe me nenin 33 të KPRK-së.

Prokurori i rastit  ndaj dy të pandehurve ka bërë kërkesën për caktimin e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe të njëjtit me urdhër të prokurorit gjenden në ndalim nga data 30 tetor 2021.

SHIKO MË SHUMË

Dita e Forcës, pjesëtarët e FSK marrin komplimente nga fëmijët: Po dokni si FBI

Po shënohet Dita e Forcës në Kosovë, ku pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së...

Raporti: Kosovës i duhen 62 vjet për t’iu afruar standardit të BE-së, 40 nëse arrin të integrohet në union

Një raport i Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (WIIW) ka vlerësuar se...

Shiroka-Pula takon Begajn në Ohër, theksohet bashkëpunimi dhe lidhja e veçantë Kosovë-Shqipëri

Në kuadër të takimit të liderëve të Procesit Brdo–Brijuni, që po mbahet në Ohër,...