Gëzim Kelmendi e propozon Murat Jasharin për President të Kosovës

PUBLIKUAR

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi, duke folur për zgjidhjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës, ka propozuar që kandidat për të parin e Kosovës të jetë Murat Jashari.

Ai në rrjetin social Facebook ka shkruar se “duke u bazuar në sakrificën dhe kontributin historik të familjes Jashari, konsideroj se Murat Jashari, anëtar i kësaj familje, është figura më e përshtatshme për te qenë i pari i vendit”.

Kelmendi ka thënë se pozita e presidentit ka për qëllim unifikimin e popullit, dhe sipas tij, kush më mirë se një pjesëtar i kësaj familje emblematike do të luante këtë rol.

“Murati dhe familja Jashari, në krejt periudhën e pasluftës, vazhdimisht kanë kontribuar në unitet, duke thirrje për unifikim të faktorit politikë në Kosovë. Koha për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit po afrohet. Murati dhe familja e tij e meritojnë këtë nderë”, ka shkruar Kelmendi.

Ndryshe, Kelmendi ka deklaruar pak ditë më parë se nuk e përkrah kandidaturën e Hashim Thaçit për president të Kosovës dhe se nuk do ta votojë këtë kandidaturë kur ajo të paraqitet në Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Sejdiu i bindur: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi lirohen në shtator

Opinionisti Dardan Sejdiu, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka deklaruar se beson se...

“Shprehim ngushëllime”, Komuna e Prishtinës njofton nisjen e hetimeve për tragjedinë në vendpunishte

Komuna e Prishtinës ka shprehur ngushëllimet për familjen e punëtorit që humbi jetën në...

“Drejtësi e vonuar”, Mërgim Lushtaku reagon pas vendimit për babanë e tij

Mërgim Lushtaku ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim lirues për babanë...