Allegri zemërohet dhe konfrontohet me 6 lojtarë të Juventusit

PUBLIKUAR

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, e ka pasur një konfrontim të ashpër me disa futbollistë të vet, pas humbjes 2:1 kundër Hellas Veronës të shtunën në Serie a.

Juventusi u mposht 2:1 nga Sassuolo në Allianz Stadium të mërkurën, që ishte disfata e tretë në 10 ndeshjet e para në Serie A këtë sezon, raporton Gazeta Express.

Si pasojë, bardhezinjtë ngelin hiç më pak se 13 pikë mbrapa lideri Milan në renditjen tabelore.

Po ashtu, kjo ishte humbja e dytë në stadiumin e vet këtë sezon.

Allegri ka vendosur ta ngujojë ekipin në një kamp stërvitor deri të shtunën, kur do të përballet me Fiorentinën.

Sipas mediave italiane, trajneri italian e kishte një konfrontim të ashpër me futbollistët e vet, pas ndeshjes në Bentegodi të shtunën.

Besohet se ai është goxha i zhgënjyer me gjashtë futbollistë të caktuar: Adrien Rabiot, Dejan Kulusevski, Rodrigo Bentancur, Alvaro Morata, Moise Kean dhe Arthur.

Në përgjithësi, Allegri beson se sulmuesit dhe mesfushorët duhet të bëjnë shumë më shumë dhe është fakt se sulmuesit e tij nuk kanë qenë mjaft frytdhënës këtë sezon.

Morata i ka shënuar vetëm tri gola, vetëm një më shumë se Kean./Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...