Gjigantët evropianë pas talentit gjerman të Salzburgut

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Salzburg në Bundesligën e Austrisë, Karim Adeyemi, është kthyer në një nga sensacionet e futbollit evropian këtë sezon.

Në fakt, PSG-ja i ka vënë syrin për të mbushur boshllëkun që Mbappé do të lërë pas nënshkrimit të mundshëm me Realin e Madridin.

Adeyemi ka shënuar 14 gola në 20 ndeshje këtë sezon. Niveli i tij i lartë ka ngjallur interesimin e klubeve të tjera të mëdha si Real Madrid, Bayern dhe Borussia Dortmund. Pikërisht kjo e fundit është i gatshme të bëjë një sforcim ekonomik për të siguruar shërbimet e talentit gjerman.

Këtë të diel drejtori sportiv i verdhezinjve, Michael Zorc, nuk e ka fshehur ambicien për të rrëmbyer “xhevahirin” e Salzburgut.

“Nuk është sekret që ai është një lojtar i mirë. Por kjo është gjithçka që mund t’ju them sot”, tha Zorc.

Sulmuesi ka kontratë me Salzburgun deri në vitin 2024, por Borussia e Dortmund tashmë ka filluar të punojë për nënshkrimin me të verën e ardhshme.

Blerja e Adeyemi është paraqitur si mundësi edhe për Bayernin. Siç raporton Sport1, skuadra bavareze ka shkelur gazin për të nënshkruar me “yllin” e ri gjerman. Në këtë garë duket se madrilenët kanë mbatur pas, pasi siç dihet, përpjekjet e tyre janë të përqendruara për blerjen e Mbappesë./SS/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...