Pamje: Tifozët e plagosin me armë zjarri trajnerin, lojtarët ia mbathin me të katra nga fusha

PUBLIKUAR

Tifozët e ekipit Huracan La Heras e kanë qëlluar me armë zjarri trajnerin kundërshtar gjatë një përleshjeje mes vete në një ndeshje të kategorisë së tretë të futbollit në Argjentinë.

Pamje të publikuara në rrjetet sociale shfaqin çastet kur lojtarët e Huracane dhe ata të ekipit kundërshtar Ferro de Generali Pico ia mbathin nga fusha me të katra dhe tifozët fshihen pas mureve, pasi u dëgjuan të shtëna armësh në provincën Mendoza, raporton Gazeta Express.

Mediat argjentinase raportojnë se trajneri i Ferro, Mauricio Romero, u plagos në krah nga të shtënat gjatë përleshjes mes grupeve të organizuara të tifozëve të Huracan.

Në video, Romero shihet duke e mjekuar plagën në krah, ndërsa klubi i tij lajmëroi më vonë se ai ishte dërguar në spital.

“Romero është mirë dhe jashtë rrezikut për jetë”, shkroi Ferro në Twitter.

Ndërkohë, Huracan tha se përleshjet e tifozëve mes vete po e shkatërrojnë klubin.

“Me vite të tëra familjet po përzihen nga fusha. Shpresojmë se të gjithë ata që po e dëmtojnë klubin do të largohen në mënyrë që tifozët e vërtetë të rikthehen”, shkroi Huracan në Facebook.

Ndeshja e Federal A League u pezullua në fund të pjesës së dytë kur Huracan po fitonte 3:1. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...