Ambasadori i Gjermanisë: Është vonuar zbatimi i vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit

PUBLIKUAR

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde është pajtuar me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, se zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Manastirin e Deçanit është vonuar shumë, raporton Gazeta Express.

Ai shkroi në Twitter se zbatimi arbitrar i sundimit të ligjit nuk është rruga që duhet ndjekur.

“Pajtohem plotësisht: Zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 është vonuar prej kohësh siç rikujtoi Gjykata së fundmi. Zbatimi arbitrar i sundimit të ligjit nuk është rruga përpara”, shkroi ambasadori Rohde.

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...