Trajneri i Milanit: Fitorja ndaj Romës na bënë të besojmë edhe më shumë në titull

PUBLIKUAR

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka thënë se triumfi 2:1 kundër Romës të dielën në udhëtim e shtyn skuadrën e tij të besojë fuqishëm se mund të luftojë për titull në Serie A.

Zlatan Ibrahimovic, 40 vjeç, e shënoi një gol të mrekullueshëm në pjesën e parë dhe e fitoi një penallti në pjesën e dytë, të cilën e shënoi Franck Kessie, në Stadiumin Olimpik për fitoren e 10 nga 11 ndeshje të Milanit në ligë, raporton Gazeta Express.

Stefan El Shaarawy i dha një fije shprese Romës me një gol në kohën shtesë, i cili s’i mjaftoi për ta shmangur humbjen, megjithatë

Milani tani mbledh 31 pikë, aq sa ka edhe lideri Napoli, dhe do ta presë Interin në derbin e qytetit të dielën e ardhshme me një epërsi prej shtatë pikëve në renditje.

Kuqezinjtë luajtën me 10 futbollistë për rreth gjysmë ore, pas përjashtimit të Theo Hernandezit, i cili do të mungojë kundër Interit, si pasojë.

“Ne luajtëm me karakter, me idetë dhe qasjen tonë. Shumë ekipe po luftojnë për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve dhe për ta fituar titullin në ligë. Interi është ende shumë i fortë dhe favorit, sipas meje, Napoli është i shkëlqyeshëm, derisa Juventusi është ende në garë”, tha Pioli për DAZN.

Ai shtoi: “Fitore si kjo na e shtojnë ehe më shumë besimin dhe vetëbesimin, prandaj duke ta ndjekim këtë ritëm.” /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...