AUV i reagon Hazirit: Qeveria s’ka kompetenca për shqiptimin e gjobave anti-COVID

PUBLIKUAR

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri i cili ka kritikuar veprimet e inspeksionit sanitar natën e kaluar ku mbylli disa biznese  në këtë komunë. Haziri theksoi se Qeveria nuk duhet të ndërhyjë në punët e brendshme të komunës.

Lidhur me këtë, AUV-i përmes në reagimi ka thënë se Qeveria e Kosovës, nuk ka kompetenca për të ndërhyrë në procesin e shqiptimit te dënimeve ndaj personave konkretë, fizikë apo juridikë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka kompetenca për të ndërhyrë në procesin e shqiptimit te dënimeve ndaj personave konkretë, fizikë apo juridikë, nga inspektorët e AUV-it apo zyrtarët e Policisë së Kosovës për shkeljet e masave anti-Covid”, thotë AUV.

Po ashtu AUV shton,  që të gjitha këto nuk janë asgjë tjetër përveç përpjekje për të përfshirë nivelin qendror në fushatën e zgjedhjeve lokale në shërbim të kryetarit aktual.

“Çdo tentim për ta fajësuar apo shantazhuar Qeverinë lidhur me këtë çështje s’është asgjë përveçse përpjekje për të përfshirë nivelin qëndror në fushatën e zgjedhjeve lokale nga kryetari aktual e në shërbim të tij”, thuhet në reagim.

Haziri kishte ftuar një ditë më parë organet e shtetit që të mos sillen, siç ka thënë në Gjilan me “shkopin” e ligjit, duke shtuar se ky qytet ka zot shtëpie.

“Ftoj organet e shtetit që në Gjilan të mos sillen me ‘shkopin’ e ligjit, sepse ky vend ka zot shpije dhe ato lokale kanë pronarë. Deri nesër në mesditë kërkoj të largohen masat parandaluese. Harrojeni që e ngulfatni Gjilanin në zgjedhje sepse s’mund të fitoni me dhunë. I vetmi përfaqësues zyrtar sipas ligjit për emergjenca civile, ku përfshihen edhe institucionet tjera vartëse, në këtë rast edhe në pandemi, është kryetari i Komunës, i cili është kryeshef ekzekutiv, pa autorizimin e të cilit s’mund t’i hapni e mbyllni asnjë lloj biznesi”, kishte thënë Haziri.

Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka kompetenca për të ndërhyrë në procesin e shqiptimit te dënimeve ndaj personave konkretë, fizikë apo juridikë, nga inspektorët e AUV-it apo zyrtarët e Policisë së Kosovës për shkeljet e masave anti-Covid.

Në vend të kësaj, ekzistojnë procedura të qarta ligjore përmes të cilave secili person i tillë mund të ushtrojë të drejtën e ankimimit ndaj dënimeve që prentendohet të jenë të kundërligjshme.

Çdo tentim për ta fajësuar apo shantazhuar Qeverinë lidhur me këtë çështje s’është asgjë përveçse përpjekje për të përfshirë nivelin qëndror në fushatën e zgjedhjeve lokale nga kryetari aktual e në shërbim të tij. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mbyllen edhe dy biznese të kriptovalutave dhe këmbimoreve, IQMT vazhdon aksionin në gjithë Kosovën

Dy biznese që ushtrojnë veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve janë mbyllur gjatë...

Djali i Jakup Krasniqit e viziton atë në Hagë: Kanë mbetur edhe pak javë deri te vendimi përfundimtar

Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, sot e ka...

Pritjet në kufi, gjendja sot nëpër pikat kufitare të Kosovës

Pikat kufitare të Kosovës paraqiten pa fluks mëngjesin e sotëm, pa kolona të automjeteve...