Yllka Gashi i kërkon Spanjës që ta njohë pavarsinë e Kosovës

PUBLIKUAR

Aktorja kosovare me famë ndërkombëtare, Yllka Gashi, gjatë qëndrimit në Valladolid ka kërkuar që shteti i Spanjës ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës, shkruan Europapress.es, trasnmeton Gazeta Express.

“Do të përdor zërin tim sonte për të shprehur një ëndërr që unë si artiste kosovare dhe i gjithë populli im e kemi. Qe vendet tona të bukura, Spanja dhe Kosova, së shpejti të vendosin raporte diplomatike dhe që Spanja ta njohë Kosovën”, ka thënë Gashi.

Këto deklarata aktorja Gashi i ka bërë gjatë galasë përmbyllëse të festivalit, duke rikujtuar se artistët janë “ambasadorët dhe përfaqësuesit më të mirë të vendeve të tyre.

“Pasi vizitova Valladolidin dhe njoha mikpritjen dhe bujarinë tuaj, shpresoj të forcojmë marrëdhëniet tona”, ka deklaruar Yllka Gashi.

Yllka Gashi në festivalin e filmit në Valladolid ka fituar çmimin e aktores më të mirë në filmin “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ekstradohet nga Kroacia për në Kosovë, i kërkuar nga INTERPOL-i për mashtrim

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me...

Ngacmohet seksualisht një e mitur në Lipjan

Të premten në Lipjan një vajzë e mitur ka raportuar se është ngacmuar seksualisht. “Viktima...

Moti sot: I vranët dhe me riga shiu

Sot në Kosovë pritet të jetë mot kryesisht i vranët, por do të ketë...