Abdixhiku viziton Vushtrrinë: Tahiri politikan i kohën, e don qytetin e tij

PUBLIKUAR

Abdixhiku viziton Vushtrrinë: Tahiri politikan i kohën, e don qytetin e tij

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka vizituar sot komunën e Vushtrrisë, ku së bashku me kandidatin e partisë për kryetar komune, Xhafer Tahiri diskutuan për ringritjen e qytetarëve për raundin e dytë.

Abdixhiku përmes një postimi në Facebook tha se Tahiri është një politikan i kohës, që afron të rinjtë e të rejat, nderon burrat e gratë punëtore të Vushtrrisë, e mbi të gjitha e don qytetin e tij.

“Me Xhafer Tahiri sot në Vushtrri, në ringritjen e strukturave tona e qytetarëve për raundin e dytë.

Vushtrria në katër vitet e fundit ka gjetur kryetarin e kërkuar për një kohë të gjatë. Kjo lidhje do të vazhdojë edhe për katër vjet të ardhshme. Xhafa, përveçse një mik e bashkëpunëtor i rrugëtimeve të vështira, është dhe një politikan i kohës, që afron të rinjtë e të rejat, nderon burrat e gratë punëtore të Vushtrrisë, e mbi të gjitha e don qytetin e tij. Ne jemi krenarë me të, e vushtrriasit kanë një zgjedhje të së ardhmes më 14 nëntor”, shkroi Abdixhiku në Facebook.

Kujtojmë se kjo komunë do të shkojë në balotazh, ku kandidati i LDK-së, Xhafer Tahiri dhe kandidati i PDK-së, Ferit Idrizi do të garojnë në zgjedhjet e 14 nëntorit.

SHIKO MË SHUMË

Rasti i rëndë në Malishevë, Prokuroria konfirmon se i dyshuari për vrasjen e gruas shtatzënë është burri i saj

Prokuroria e Gjakovës ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me vrasjen e ndodhur në...

Ky është çmimi i naftës për sot

Gjatë ditës së sotme litri i naftës në Kosovë do të shitet me 1.79...

Gjuajtje me armë zjarri në një aheng në Kaçanik, sekuestrohen 65 fishekë e 15 gëzhoja

Gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 22:30, Policia në Kaçanik ka pranuar informatën se...