Konfirmohet takimi mes Joe Bidenit dhe Erdoganit

PUBLIKUAR

Konfirmohet takimi mes Joe Bidenit dhe Erdoganit

Gazetari amerikan, Steve Herman ka njoftuar se është konfirmuar takimi mes presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe homologut të tij turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Herman përmes një cicërime në Twitter tha se takimi do të mbahet nesër, raporton Gazeta Express.

“Një zyrtar i lartë i SHBA-së konfirmon takimin e së dielës të caktuar Joe Biden dhe Tajip Erdogan”, thuhet në postimin e tij.

Kujtojmë se mediat e huaja, javë më parë kanë shkruajtur se Erdogan e akuzoi SHBA -në për mbështetjen e “organizatave terroriste”, në vend që t’i luftonte ato.

Madje Erdogan u kishte thënë gazetarëve se kishte arritur të punonte mirë me ish-liderët amerikanë, por jo me Bidenin deri më tani.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...