Al Sadd sqaron situatën e Xavit: Ai ka kontratë dyvjeçare!

PUBLIKUAR

Al Sadd, klubi nga Katari ku trajner është Xavi, ka reaguar ndaj thashethemeve rreth angazhimit të mundshëm të tij në stolin e Barcelonës.

Klubi shpjegoi se ai “është i lidhur me një kontratë dyvjeçare me klubin dhe është i fokusuar për ndeshjen e radhës në ligë, transmeton Gazeta Express.

Në një postim në Twitter, klubi i Katarit, në të cilin ish-mesfushori spanjoll është trajneri aktual, “konfirmon se Xavi është i lidhur me një kontratë dyvjeçare me klubin dhe është i fokusuar për të luajtur ndeshjen e radhës për të ruajtur vendin e parë të Ligës dhe të titullit”.

Xavi është kandidati numër 1 për ta zëvendësuar Ronald Koeman si trajner i Blaugranas, që nga shkarkimi i holandezit këtë të mërkurë, pas humbjes së re të Barçës ndaj Rayo Vallecano (1-0) në La Liga. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...