Ministria e Shëndetësisë: Situata epidemiologjike në Kosovë mbetet e pasigurt

PUBLIKUAR

Ministria e Shëndetësisë thotë se rastet e COVID-19 vazhdojnë të jenë në trend të njejtë. MSH thekson se teksa përballemi me variantin shumë ngjitës Delta të SARS-COV 2 (Covid-19), situata epidemiologjike në Kosovë mbetet e pasigurtë.

“Mesatarja aktuale 7-ditore e rasteve të reja është 15,42 raste/ditë, që është e njejtë me periudhën e mëparshme 7-ditore”, thuhet në postimin e MSH-së.

Tutje, MSH thekson se vaksinimi është mënyra më e mirë për të ndihmuar në parandalimin e COVID-19, veçanërisht formave të rënda të sëmundjes dhe vdekjes.

“TË GJITHË duhet të vazhdojmë të zbatojmë masat parandaluese kundër COVID-19 dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësor”, përfundon njoftimi i tyre

SHIKO MË SHUMË

Ditë e ngrohtë përpara, temperaturat deri në 27°C

Vendi sot do të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Institutit...

Zgjedhjet e 7 qershorit, ja kush mund të votojë përmes ekipeve mobile

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se dje ka nis periudha për regjistrimin...

Ky do të jetë çmimi derivateve për sot e nesër

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e lejuara për tregtimin...