Qeveria miraton buxhetin e vitit 2022, mbi 100 milionë euro ndahen për ushtrinë

PUBLIKUAR

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë ka njoftuar për miratimin e projektligjit te buxhetit për vitin 2022. Ministri i Financave Hekuran Murati u shpreh se buxheti i vitit 2022 pritet të arrijë në 2 miliardë e 748 milionë euro duke shënuar një rritje prej 8,7% raporton Gazeta Express.

Kurti ka thënë se janë ndarë mbi 100 milionë euro për ushtrinë.

“Ushtrinë e kemi projektin tonë madhor dhe për herë të parë kemi ndarë mbi 100 milionë euro ose 1.3%  të Bruto Produktit Vendor”, tha ai.

Kryeministri Kurti tha poashtu se kanë ndarë 2 milionë euro për Luginën e Preshevës.

“Sot jam takuar me ministrin e Financave, me të cilin e kemi shqyrtuar edhe njëherë buxhetin final. Me këtë buxhet ne do të fillojmë ndërtimin e 50 çerdheve në tërë vendin. Me këtë buxhet do të nisim rrugën Prizren-Tetovë. Për herë të parë kemi buxhetuar mbështetje për Luginën e Preshevës në shumë prej 2 milionë euro”, tha ai.

Ai poashtu njoftoi se kanë ndarë 40 milionë euro për Trepçën dhe Telekomin.

“Kemi ndarë buxhetin dhe do të fillojmë projektin e banimit social. Kemi ndarë 20 milionë euro për skemën e punësimit për të rinjë.  Kemi ndarë 10 milionë euro për blerjen e ambasadave në shtetet aleate, kemi rritur buxhetin për Bujqsinë mbi 70 milionë euro për herë të parë. 40 milionë euro të tjera i kemi ndarë për investime në Trepçë dhe Telekom”, tha kreu i ekzekutivit.

 

SHIKO MË SHUMË

Kryesia Qendrore e LDK-së rreshtohet pas Abdixhikut, i jep mbështetje të plotë

Kryesia Qendrore e LDK-së është rreshtuar në krah të kryetarit të saj, Lumir Abdixhiku...

Zbulohen armë e municion në një shtëpi të pabanuar në Zubin Potok

Një armë e gjatë gjysmëautomatike, qindra fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe pajisje të...

Ishte në lokal, burri sulmon papritmas bashkëshorten në Prishtinë

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshohet...