Zbulohen emrat e lojtarëve të “All Star Game”

PUBLIKUAR

Dje në mbrëmje është mbyllur votimi për të përcaktuar formacionet titullare që do të luajnë në mbrëmje magjike të “All Star Game”, që më 14 shkurt do të zhvillohet në Toronto.

Kjo është hera e parë që kjo ndeshje zhvillohet jashtë kufijve të Amerikës. Basketbollisti më i votuar është Kobe Bryant, që për të 20-ën herë në karrierë do të jetë në këtë mbrëmje magjike.

Ai mori 1.891.614 vota, duke lënë pas Stephen Curry me 1.6 milionë vota, ndërsa i treti është renditur LeBron James me gati 1.1 milionë vota.

Konferenca e Lindjes: Kyle Lowry (Toronto), Dwayne Wade (Miami), LeBron James (Cleveland), Paul George (Indian), Carmelo Anthony (New York).

Konferenca e Perëndimit: Stephen Curry (Golden State), Russell Westbrook (Oklahoma), Kobe Bryant (Lakers), Kevin Durant (Oklahoma), Kawhi Leonard (San Antonio). /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...