Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës që kanë ndodhur në familje në 24 orët e fundit.

Policia bën të ditur se lidhur me rastet ka intervistuar personat e dyshuar, kurse viktimat e dhunës kanë pranuar tretman mjekësor, transmeton Telegrafi.

Më poshtë rastet e ndara sipas raportit të Policisë:

Gjilan, 27.10.2021 – 23:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtuar dhunë ndaj nënës së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prizren , 28.10.2021 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Gjatë kontrollimit të shtëpisë, janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike, dy karikator, 8 fishek dhe një granat dore Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rahovec, 28.10.2021 – 15:00. Viktima femër kosovare ka pranuar trajtim mjekësorë, pasi që është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar (nën ndikim të alkoolit). Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Malishevë , 28.10.2021 – 17:30. Janë arrestuar burrë e gruar kosovarë, pasi që janë rrahur në mes vete. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. 

SHIKO MË SHUMË

Qytetarët vërshojnë Skenderajn për Sami Lushtakun (VIDEO)

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në Skenderaj, njofton Klan Kosova. Aty kryetari i Skenderajt, Sami...

Sami Lushtaku pritet të interivstohet në Policinë e Skenderajt, OVL e UÇK-veteranëve: Nisuni, kërkohet unitet

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka dalë me një thirrje për qytetarët...

Vdes Alush Gashi, ish-ministri i Shëndetësisë dhe një nga themeluesit e LDK-së

Ka vdekur Alush Gashi, ish-ministri i Shëndetësisë dhe njëherit ndër themeluesit e LDK. Njoftimi...