Vazhdon vaksinimi antiCOVID, edhe sot ekipe mobile në shtatë qytete të Kosovës

PUBLIKUAR

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se edhe sot në shtatë qytete do të ketë ekipe mobile të vaksinimit antiCOVID, duke filluar nga ora 10:00 deri në 17:30.

Vaksinimi antiCOVID me ekipe mobile do të bëhet në Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan.

“Edhe një mundësi më shumë: Ekipet mobile të vaksinimit do të jenë sot në shtatë sheshe të qyteteve të Kosovës për të ju ofruar qytetarëve vaksinimin kundër COVID-19.

Ndërkohë, të gjitha qendrat e vaksinimit, gjithashtu, vazhdojnë të ofrojnë shpejt, lehtë dhe sigurt vaksinimin për çdo qytetar, sikurse deri më tani.

Vaksinohuni për të mbrojtur veten, familjen dhe të tjerët!”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, një ditë më parë drejtori i Shëndetësisë në komunën e Prishtinës, Bujar Gashi ka thënë për Telegrafin se personat që kanë marrë vaksinën antiCOVID duhet të presin dy javë për të marrë vaksinën kundër gripit sezonal.

“Vaksinën kundër gripit sezonal mund ta marrin qytetarët pas dy jave që e kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19”, tha Gashi. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...