Grabitje e rëndë në Prizren, vidhen stoli ari në vlerë prej 10 mijë eurosh

PUBLIKUAR

Një grabitje ka ndodhur sot në Prizren, ku persona të paidentifikuar kanë arritur të grabisin stoli ari në vlerë prej 10 mijë eurosh në një shtëpi.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Shuaip Spahiu”.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar rreshteri nga Drejtoria Rajonale e Prizrenit, Fitim Haxhifazliu.

“Jemi duke punuar ngadalë dhe jemi duke e trajtuar rastin me specifikitet. Të gjitha ekipet janë në terren duke i vezhguar të gjitha kamerat në një perimetër më të gjerë. Për momentin nuk kemi të dyshuar”, ka pohuar Haxhifazliu./IndeksOnline

SHIKO MË SHUMË

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...