Escobar para anëtarëve të Kongresit amerikan: Dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke

PUBLIKUAR

Escobar para anëtarëve të Kongresit amerikan: Dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke

Zëvendës ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka folur para anëtarëve të Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit amerikan lidhur me angazhimin e ShBA-së në Ballkanin Perëndimor, raporton Gazeta Express.

Në fjalën e tij, Escobar tha se SHBA përkrah dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe se Kosova e Serbia duhet të normalizojnë marrëdhëniet përmes njohjes reciproke.

“SHBA përkrah dialogun mes Kosovës dhe Serbisë që ndërmjetësohet nga BE-ja që për ne është forma e duhur për të çuar përpara procesin e bisedimeve.  Ne e bëmë të qartë që dialogu është forma në të cilin, dy palët si të barabarta duhet të punojnë për të zgjidhur problemet dhe të normalizojnë marrëdhëniet në mënyrë ideale përmes njohjes reciproke”, tha Escobar në fjalën e tij virtualisht në seancën dëgjimore të Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit.

SHIKO MË SHUMË

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...