Kandidati “modest” i Nismës befason me renditje pas rezultatit përfundimtar

PUBLIKUAR

Kandidati i Nismës Socialedemokrate në Podujevë, Xhemajl Hasani, ka befasuar me numrin e votave që ka marrë në zgjedhjet e 17 tetorit, raporton Express.

Hasani, i cili ishte i bindur në fitore, ka dal i fundit në rendite pas shpalljes përfundimtare të rezultateve.

Ai ka marrë vetëm 205 vota, apo 0.54 përqind.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni, ka dalë më i votuar sesa kryetari aktual që është nga radhët e LVV-së, Shpejtim Bulliqi.

Hyseni ka marrë 16.925 vota apo 44.20 për qind, derisa Bulliqi ka 16.907 vota apo 44.16 për qind.

Në vendin e tretë për nga votat radhitet kandidatja e PDK-së, Floretë Zejnullahu, me 2, 471 vota./Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Qytetarët vërshojnë Skenderajn për Sami Lushtakun (VIDEO)

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në Skenderaj, njofton Klan Kosova. Aty kryetari i Skenderajt, Sami...

Sami Lushtaku pritet të interivstohet në Policinë e Skenderajt, OVL e UÇK-veteranëve: Nisuni, kërkohet unitet

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka dalë me një thirrje për qytetarët...

Vdes Alush Gashi, ish-ministri i Shëndetësisë dhe një nga themeluesit e LDK-së

Ka vdekur Alush Gashi, ish-ministri i Shëndetësisë dhe njëherit ndër themeluesit e LDK. Njoftimi...