Iniciohet procedurë disiplinore ndaj prokurores në rastin e dhunimit të 15-vjeçares

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

KBI Lipjan organizon manifestim me rastin e duasë së haxhinjëve, në Shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani” në Lipjan

Hapjen e manifestimit e bëri teologia Enisa Bekteshi- Bahtiri, ndërsa me një ligjëratë tematike...

Arrestohet një person në Lipjan me urdhër të gjykatës

Nga raporti 24 orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se në bazë...

Prokuroria Themelore në Pejë, ka iniciuar procedurën disiplinore ndaj prokurores Lirije Morina, e cila ka përfaqësuar lëndën e dhunimit të 15-vjeçares, raporton Gazeta Express.

Kjo masë u mor një ditë pas kërkesës së Kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, drejtuar Kryeprokurorit të Pejës, Agim Kurmehaj që të rishyrtojë lëndën e prokurores Lirije Morina, lidhur me dhunimin e 15-vjeçares në Gjakovë.

“Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik lidhur me çështjen penale PP.nr.68/12, për veprën penale “Dhunimi”, nga neni 193, paragrafi 3 i KPK-së, se Kryeprokurori i kësaj prokurorie, Agim Kurmehaj, pas analizimit të gjitha shkresave të lëndës, konform Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, sipas detyrës zyrtare, ka iniciuar procedurën disiplinore ndaj prokurores, e cila ka përfaqësuar këtë lëndë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Pejës, transmeton Gazeta Express.

Prokurorja Lirije Morina, u pajtua me dënimin e shqiptuar nga gjyqtarja e Gjykatës Themelore të Pejës Florije Zatriqi, prej vetëm 8 muaj e 8 ditë ndaj dhunuesit të së miturës.

Para tre muajsh Gazeta Express kishte raportuar për rastin e dhunimit të një 15-vjeçareje në një shtëpi të pabanuar në Gjakovë, dhunuesi i saj me inicialet P.K., u dënua me vetëm 8 muaj e 8 ditë burgim nga Gjykata Themelore e Pejës.

Në natën kritike, e mitura ishte dhunuar nga 21-vjeçari i dënuar dhe nga dy të mitur. Rasti kishte ndodhur në janar të vitit 2012.

Sipas aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut në Pejë (tani Gjykata Themelore në Pejë, në qershor të vitit 2012), të cilin e posedon Gazeta Express, i akuzuari P.K., ishte dënuar me burgim prej një viti, gjithashtu edhe dy të miturve i ishte shqiptuar burgim për të mitur në kohëzgjatje prej një viti.

Por, Gjykata e Apelit, në vitin 2014 e kishte aprovuar ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit P.K., dhe të atij F.H., duke anuluar aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut në Pejë dhe rasti i ishte kthyer gjykatës për rivendosje.

Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për të Mitur, ka shpallur fajtor P.K., tani 31 vjeçar, në atë kohë 21-vjeç për kryerjen e veprës penale “Dhunimi”. Ai është dënuar me burg në kohëzgjatje prej 8 muaj e 8 ditë, duke llogaritur kohën sa ka qëndruar në paraburgim.

P.K., ka qëndruar në masën e paraburgimit nga data 29.02.2012 deri më 06.11.2012. I mituri F.H., në paraburgim ka qëndruar nga data 29.02.2012 deri më 30.03.2012, i mituri A.I., gjithashtu ka qëndruar në paraburgim nga data 29.02.2012, thuhet në aktgjykim, por kohëzgjatja e tij në paraburgim nuk është e shkruar në aktgjykim.

SHIKO MË SHUMË

Muhaxheri, Ahmeti dhe Berisha në listë të kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovës

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti dhe kryetari i Fushë...

Moti sot me temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti me diell dhe pjesërisht...

QKMK thirrje qytetarëve që të mos udhëtojnë sot përmes pikë kalimeve kufitare me Serbinë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar u ka bërë thirrje qytetarëve të cilët planifikojnë të...