Aktakuzë kundër 8 personave për pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal dhe kontranbandim me migrantë

PUBLIKUAR

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër tetë të pandehurve me inicialet F.K., F.K., T.B., S.M., S.M., H.M., B.H dhe I.K.

Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit e lartcekur akuzohen për veprat penale ‘’Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’’ nga neni 277 paragrafi 1, të KPRK-së lidhur me veprën penale të kryer në vazhdimësi ‘’Kontrabandimi me migrant’’ nga neni 164 paragrafi 1 dhe 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Ndërkaq, i pandehuri me inicialet I.K., akuzohet edhe për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 i KPRK-së. /

SHIKO MË SHUMË

“Dëshmi se veç puna e çon përpara Kosovën! “, thotë Osmani pas vizitës në dy kompani vendore në Istog

Kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani, ka lavdëruar punën e dy kompanive vendore...

Gjendet e vdekur gruja e zhdukur në Deçan, nga FSK-ja japin detaje

Është gjetur e vdekur 55-vjeçarja që u raportua e zhdukur në Deçan. Kjo është konfirmuar...