Man Unitedi do ta përfundojë sezonin në vendin e 7-të në ligë me Solskjaerin, thotë ish-ylli i Premierligës

PUBLIKUAR

Manchester Unitedi do ta përfundojë sezonin në vendin e shtatë në tabelën e Premierligës, nëse e mban Ole Gunnar Solskjaerin në postin e trajnerit deri në fund të sezonit.

Ky është qëndrimi i ish-sulmuesit të Premierligës, Darren Bent, i cili druan se, nëse Unitedi s’i përmirëson paraqitjet, atëherë çdo ekip në top tetëshe mund ta marrë maksimumin e pikëve ndaj tij, raporton Gazeta Express.

Disfata turpëruese 5:0 kundër Liverpoolit të dielën vetëm sa i ka rritur thashethemet për shkarkimin e Solskjaerit, por Unitedi ka vendosur ta mbajë akoma norvegjezin.

Unitedi renditet në vendin e shtatë tani për tani në tabelën e Premierligës, tetë pikë mbrapa liderit Chelsea.

Dhe nëse Solskjaer mbetet trajner i djajve të kuq deri në fund të sezonit, atëherë ata do të ngelin jashtë Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm, sipas Bent.

“Në vendin e shtatë. Nëse e mbajnë Solskjaerin tërë sezonin, sinqerisht, në vendin e shtatë”, tha Bent për TalkSPORT.

“Nëse do të luajnë siç luajtën ndaj Liverpoolit dhe Atalantës, secili prej tetë ekipeve të para në ligë do të marrë pikë nga ta”, shtoi ai./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...