Koeman: Dua ta shijoj kohën që më ka mbetur si trajner i Barcelonës

PUBLIKUAR

Ronald Koeman dëshiron ta shijojë kohën që, siç tha ai, i ka mbetur si trajner i Barcelonës, pasi është duke u përballur me trysni të madhe pas disfatës kundër Real Madridit në El Clasico.

Barça u mund 2:1 në shtëpi nga rivali i vet më i madh të dielën, e cila e lë atë në vendin e nëntë në tabelën e La Ligës, raporton Gazeta Express.

Katalonasit do të përballen me Rayo Vallecanon sot, një skuadër në formë të mirë, dhe Koeman thotë se skuadra e tij nuk e ka luksin të pësojë humbje të njëpasnjëshme.

“Jam i rritur dhe e di se si funksionojnë këto gjëra”, tha Koeman para ndeshjes.

“Dëshiroj ta shijoj kohën që më ka mbetur, qoftë ajo tetë vjet, gjashtë muaj, një vit, apo disa javë. Mendoj se është e rëndësishme ta fitojmë këtë ndeshje në Madrid, nuk e kemi luksin të humbasim dy herë radhazi”, shtoi ai.

Pas humbjes të dielën, vetura e Koemanit u rrethua nga shumë tifozë të Barcelonës, të cilët i ka quajtur njerëz të paedukuar. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...