Ranocchia largimi i dytë i Interit

PUBLIKUAR

Andrea Ranocchia pritet të jetë largimi i dytë i Interit brenda ditës së enjte.

Qendërmbrojtësi nuk ka pasur shumë paraqitje sivjet te Interi dhe besohet se ai po kërkohet nga Milani e Sampdoria.

Portali italian “Calciomercato” raporton se Ranocchia po kërkon kalimin te Sampdoria dhe se dy klubet janë shumë afër marrëveshjes definitive.

Ranocchia do të jetë përforcimi i dytë i Sampdorias nga Interi, pasi gjatë ditës skuadrës së drejtuar nga Vincenzo Montella iu bashkua mbrojtësi brazilian Dodo.

Mbrojtësi italian u kërkua edhe nga Roma, Lazio, Fiorentina dhe Sunderland. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...