Neymari e krahason Verrattin me Xavin dhe Iniestan

PUBLIKUAR

Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar e ka quajtur bashkëlojtarin e tij, Verrattin si gjeni dhe e ka krahasuar me dy ish-bashkëlojtarët, Xavin dhe Iniestan.

Ai veçoi dy lojtarë të PSG-së që e kanë befasuar atë më së shumti, Mbappe dhe Verratti.

“Mbappe është i ri, i shpejtë, lojtar i madh. E dija se Verratti ishte lojtar i jashtëzakonshëm, por nuk e dija se është kaq spektakolar. Një gjeni. Ai është njëri nga mesfushorët më të mire që kam luajtur, së bashku me Xavin dhe Iniestan”, u shpreh Neymar.

Verratti nuk ka luajtur kurrë në Serie A pasi iu bashkua PSG-së në vitin 2012 pasi fitoi promovimin nga Serie B me Pescaran.

28-vjeçari ka nëntë gola në 353 paraqitje me gjigantët e Ligue 1 dhe kontrata e tij në Parc des Princes skadon në qershor të vitit 2024.

Ai bëri debutimin e tij me Italinë në gusht 2012 në një miqësore të humbur 2-1 kundër Anglisë.

Ai ka 48 paraqitje dhe tre gola me ekipin kombëtar të Italisë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...