Pamje: Mayweather refuzon të fotografohet me tifozin e vet, pasi e pa se ai i kishte thonjtë e ngjyrosur

PUBLIKUAR

Floyd Mayweather nuk e ka pranuar kërkesën e një tifozi të tij për fotografi, pasi e kishte parë se ai mbante thonjtë të ngjyrosur.

44-vjeçari, i cili u pensionuar nga boksi në vitin 2017, i fitoi 15 tituj të mëdhenj gjatë një karriere të shkëlqyer që përfundoi me një rekord të paparë prej 50 fitoreve dhe asnjë disfate, raporton Gazeta Express.

Mayweather është adhurues i madh i basketbollit dhe shpesh shkon për t’i shikuar në stadium ndeshjet e Los Angeles në NBA, por ai nuk e pranoi kërkesën e një tifozi për të bërë selfie pas ndeshjes LA Clippers kundër Memphis Frizzlies të shtunën në Staples Center.

Në një video të publikuar nga TMZ, Mayweather shihet duke i thënë adoleshentit: “Dëshiron të bësh foto me mua, ke thonj të ngjyrosur, nuk mundesh… unë nuk bëj fotografi me djem që i kanë thonjtë e ngjyrosur”.

Truproja e Mayweather e urdhëroi pastaj tifozin të zmbrapsej, para se ta shtynte atë për t’ia liruar rrugën e largimit boksierit legjendar.

Tifozi, i cili e xhiroi rastin, u largua nga skena dhe tha: ‘Floyd nuk dëshiron të fotografohet me mua sepse i kam thonjtë e ngjyrosur”.

Sipas TMZ Mayweather u fotografua me kënaqësi me tifozët e tjerë në palestër pas përfundimit të ndeshjes. /Gazeta Express/

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media para...