Sulmuesi i talentuar bask, Inaki Williams ka vazhduar kontratën e tij me Athletic Bilbaon.
Zbulimi i këtij viti në La Liga, ka qenë objektiv i disa skuadrave të njohura evropiane por ka vendosur të vazhdojë kontratën e tij me Bilbaon.
21-vjeçari ka pasur një stinor fantastik ku ka shënuar 10 gola në 23 paraqitje në të gjitha garat.
Ai ka vazhduar kontratën e tij me Athletic Bilbaon deri në vitin 2021 duke i mbyllur dyert skuadrave të interesuara për të.
Por Bilbao i ka vendosur një klauzolë tejet të madhe yllit të saj të ri. Ajo skuadër që e dëshiron sulmuesin këmbëshpejtë duhet të paguajë klauzolën prej 50 milionë funteve.
Për lojtarin interesim kanë shprehur skuadrat angleze si Arsenal, Liverpool dhe Manchester United. /Telegrafi/


