Mbrëmë rreth orës 22:00, një person është plagosur në rrugën “Egnatia” në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.
Policia sot ka bërë të ditur se për këtë rast është arrestuar një person i dushuar, transmeton Zeri.info.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, aty kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një plumb ndërsa nga i dyshuari kanë konfiskuar armën-pistoletë me një karikator me tre fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë


