Shtyhet rikthimi i Haaland

PUBLIKUAR

Borussia e Dortmundit është në telashe, pasi rikthimi i Erling Haaland në fushën e lojës mund të vonojë shumë më tepër nga sa ishte parashikuar, pasi dëmtimi është më i rëndë nga sa dukej në fillim.

Kështu mediat gjermane raportojnë se sulmuesi norvegjez rrezikon të mbetet jashtë fushave të lojës deri në fund të këtij viti dhe të rikthehet të luajë vetëm gjatë muajit janar të 2022-shit, një periudhë vërtetë e gjatë kjo që mund të penalizonte jo pak verdhezinjtë e Dortmundit.

Haaland është lideri i sulmit të Borussias dhe me mungesën e tij penalizon jo vetëm klubin gjerman, por edhe përfaqësuesen norvegjeze, pasi nuk do të luajë në eliminatoret vendimtare të muajit nëntor.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...