Basha: Sot Tirana do të duhej ta kishte shtatoren e Rugovës

PUBLIKUAR

Në 10-vjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar se vizioni dhe vendosmëria e tij janë guri i themelit mbi të cilin u ngrit shteti i pavarur i Kosovës.

“Me mirënjohje përkujtojmë sot Presidentin Ibrahim Rugova, liderin vizionar, nismëtarin e lëvizjes madhore për liri, arkitektin e Kosovës së pavarur. Nuk ka lajm më të mirë që mund t’i jepej Kosovës në këtë ditë se miratimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit nga Parlamenti Evropian, duke e sjell një hap përpara drejt bashkimit me familjen evropiane, një hap më pranë realizimit të ëndrrës dhe vizionit të Presidentit Ibrahim Rugova”, thotë Basha, raporton Top Channel.

Kreu i demokratëve shton: “Në këtë ditë do të doja shumë që Tirana, kryeqendra e kombit të kishte shtatoren tashmë gati të Presidentit Rugova. Vendosja e kësaj vepre mund të vonohet, por askush nuk do t’ia mohojë dot Tiranës përjetësim e mirënjohjes mbarëkombëtare për veprën e pavdekshme të Presidentit Ibrahim Rugova”.

SHIKO MË SHUMË

Bajrami ia kujton Kurtit premtimet e parealizuara: 160 çerdhe, hajnat në burg e bashkimi kombëtar

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti,...

Po trajtohej në QKUK, vdes fëmija që u lëndua në aksidentin mes dy veturave në Gjakovë

Një fëmijë ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku...

Totaj-Qeverisë: Po ndërhyn në kompetencat e pushtetit lokal

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka folur për pushtetin qendror, duke thënë se Qeveria...