Rukiqi: Rritja e çmimeve vjen për shkak të çrregullimit në tregjet globale – qeveria nuk mund të konsiderohet fajtore

PUBLIKUAR

Rritja e çmimeve të disa produkteve ka shkaktuar reagime tek shumë qytetarë në Kosovë.

Disa nga ta mendojnë se fajtor për rritjen e çmimeve është qeveria.

Por, kush në të vërtetë është fajtor? Këtë në Edicionin Special në Klan Kosova e ka shpjeguar kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi.

Rukiqi tha se nuk mund të konsiderohet fajtore qeveria për shkak se kjo vjen si pasojë e ndikimit në tregjet globale.

“Ekspertiza ekonomike e imja por edhe e atyre që janë profesional në këtë aspekt nuk mund ta fajësojnë një individ apo nuk mund ta fajësojnë një dikaster, apo nuk mund ta fajësojnë qeverinë në këtë rast”.

“Pse ka ardhur deri tek rritja e çmimeve? Jo, tash për ta mbrojtur por për ta qenë real kjo vjen për shkak të ç’rregullimit në tregjet globale”.

SHIKO MË SHUMË

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...