Kërveshi: Kosova akoma nuk është e gatshme të bart të gjitha përgjegjësitë në fushën e drejtësisë

PUBLIKUAR

Eksperti i çështjeve juridike në Kosovë, Kujtim Kërveshi, ka komentuar vendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, që ka shpallur fajtor Oliver Ivanoviqin – liderin e Iniciativës qytetare serbe.
“Prita të shoh ndonjë ‘‪#‎jesuiseulex’‬ pas vendimit për z.Ivanoviq, por më duket se drejtësia në Kosovë është ba vetëm një cak sulmi. Edhe ato pak rezultate minimizohen. Kosova akoma nuk është e gatshme të bartë gjitha përgjegjësitë në fushën e drejtësisë pa ndihmën e misionit Evropian për sundim të ligjit! Një rast maratonik, por megjithatë një satisfaksion i vogël për palët e dëmtuara!”, ka shkruar Kërvesni në profilin e tij në Facebook.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Mitrovicë ka shpallur fajtor Oliver Ivanoviqin, duke e dënuar me nëntë vjet burg për krime lufte ndaj shqiptarëve – gjatë dhe pas luftës në Kosovë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...