Ja si dukej “lejtorja” e punës në Kosovë, e kohës së Italisë (Foto)

PUBLIKUAR

Është interesant të shihet se si është dukur një leje e punës në kohën kur Kosova administrohej nga Italia, në vitin 1941.

Në lejen e punës të cilën e ka postuar në Facebook një pjesëtar i familjes Devolli – leje e vitit 1941, e lëshuar për Shyqyri Devollin, qytetar i Pejës, të cilit i ishte akorduar leja për ushtrimin e profesionit “Manifaktur dhe Sjana Ushqimore” – shihet se ajo është dhënë pas një shqyrtimi të detajuar rreth asaj se a i plotëson ose jo kjo veprimtari kushtet e kërkuara, transmeton Telegrafi.

Në lejen e punës, apo siç shkruhet aty, “Lejtore”, vërehen vulat me simbolet e Mbretnisë Shqiptare (që pas pushtimit italian ishte nën një union me Italinë, nën mbretin Victor Emannuel II.dhe) dhe të Bashkisë së Pejës.

Gjuha me të cilin është shkruar ky dokument është në dialektin gegë, dialekt që ishte zyrtar edhe në kohën e Mbretërisë Shqiptare nën mbretin Ahmet Zogu, realitet që ndryshon pas ardhjes në pushtet – në Shqipëri – të sistemit komunist me në krye Enver Hoxhën.

Ndryshe, në këtë leje të punës nënshkrimin e kishte vënë kryetari i Bashkisë së Pejës, Sefedin Begolli – babai i aktorit të mirënjohur Faruk Begolli – derisa personi që kishte marrë lejen e punës është Shyqyri Devolli – babai i biznesmenit të njohur Ibrahim Devolli, themeluesit të kompanisë “Devolli Company”. /Telegrafi/

lejtore

SHIKO MË SHUMË

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...