Vaksinimi kundër COVID-19 në Kosovë, grup mosha më e vaksinuar është ajo prej 21-40 vjeç

PUBLIKUAR

Javëve të fundit në Kosovë ka pasur rënie të dukshme të rasteve të reja me coronavirus, e gjithashtu edhe të rasteve të vdekjes.

Me normalizimin e situatës, ka rënë dukshëm edhe interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar.

Sipas të dhënave na MSH-ja të shtunën në Kosovë janë dhënë 7 mijë e 348 doza të vaksinës, kurse të dielën nuk ka pasur asnjë qytetarë që është vaksinuar.

Gjithashtu sipas statistikave në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se për ditën e sotme janë të administruara vetëm 48 vaksina, kurse numri i terminëve që kanë bërë qytetarët është 15 mijë e 684, shkruan Telegrafi.

Sipas këtyre statistikave përqindja më e lartë e imunizimeve sipas gjinisë i takon gjinisë femërore me 51% kurse ajo mashkullore është 49%.

Nga numri i profesioneve të cilët prin me përqindjen e vaksinimit është amvisëria, kurse të fundit në tabelë renditen nxënësit.

Nga vendbanimet sa i përket imunizimeve prin Prishtina me 231 mijë e 359 persona të vaksinuar, kurse e fundit është Suhareka me 54 mijë e 136.

Grup mosha e cila është vaksinuar më së shumti në Kosovë, është ajo prej 21-40 vjeç. Ajo çfarë vërehet në këto statistika është vaksinimi i ultë i personave mbi moshën 80 vjeç.

MSh të shtunën ka njoftuar se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 532 mijë e 585 doza të vaksinës. Deri më tani 697 mijë e 728 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Qytetarët vërshojnë Skenderajn për Sami Lushtakun (VIDEO)

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në Skenderaj, njofton Klan Kosova. Aty kryetari i Skenderajt, Sami...

Sami Lushtaku pritet të interivstohet në Policinë e Skenderajt, OVL e UÇK-veteranëve: Nisuni, kërkohet unitet

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka dalë me një thirrje për qytetarët...

Vdes Alush Gashi, ish-ministri i Shëndetësisë dhe një nga themeluesit e LDK-së

Ka vdekur Alush Gashi, ish-ministri i Shëndetësisë dhe njëherit ndër themeluesit e LDK. Njoftimi...