Messi nuk ka rivalë në garë për Topin e Artë

PUBLIKUAR

Lionel Messi është favorit i pastër, pa ndonjë rivalë, në garë për Topin e Artë 2021, sipas një sondazhi të gazetës spanjolle me bazë në Madrid, MARCA.

Gara për Topin e Artë 2021 është në fazën përfundimtare dhe yjet si Karim Benzema, Robert Lewandowski, Cristiano Ronaldo dhe Jorginho në garë për të, raporton Gazeta Express.

Megjithatë, një kandidat është favorit i pastër për ta fituar çmimin më prestigjioz për futbollistë më 29 nëntor, sipas sondazhit të të përditshmes spanjolle.

Lionel Messi i mori 34 për qind të votave të lexuesve të MARCA-s në sondazhin e fundit, ndërsa 26 për qind votuan për Benzeman dhe 11 për qind për Lewandowskin.

Messi ende në formë të lartë

Sulmuesi argjentinas nuk ka treguar ndonjë shenjë ngadalësimi në vitin 2021, duke i shënuar 40 gola dhe duke i dhënë 14 asiste në 48 paraqitje për Barcelonën, Paris Saint-Germain dhe Argjentinën.

Ai e fitoi Kupën e Mbretit me Barcelonën para se ta arrinte lavdinë e shumëpritur me Argjentinën, duke e fituar Kupën e Amerikës 2021 në verë./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...