Nëse keni menduar se Ronaldo ka një rekord të mirë me 10 sekonda sprint në krejt fushën, atëherë jeni gabuar.
Rekordin e tij rastësisht e ka thyer Jonathan Biabiany, anësori i Interit.
Ai ishte pjesë e ndeshjes ndaj Napolit nga fillimi dhe në minutën e fundit pasi luajti nga minuta e parë, vrapoi për plot 9 sekonda gjithë terrenin në kundërsulmin prej të cilit shënoi gol Adem Ljajic.
Biabiany është thesari i ri i Interit dhe është i rëndësishëm për trajnerin Mancini, teksa shpejtësia e tij në disa prej golave u tregua vendimtare.
Ka edhe të tjerë lojtarë të shpejt me të cilët Biabiany do ishte interesant të krahasohej si Theo Walcott dhe Pierre Emerick Aubameyang. /Telegrafi/


