Mergim Lushtaku reagon pas rezultatit të votave nga diaspora

PUBLIKUAR

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka reaguar pas njoftimit të KQZ-së për atë se si diaspora ka votuar për garën në qytetin e Skenderajt, ku PDK është përfaqësuar nga Fadil Nura derisa kundërkandidat ka pasur Bekim Jasharin.

Lushtaku thotë se përqindja e votave të diasporës dëshmon për besimin që ata kanë në Partinë Demokratike të Kosovës.

“Faleminderit diasporë ❤️, faleminderit bashkëqytetarë të Skenderajt që jetoni dhe veproni në diasporë!

Mbi 80% e juve votuat për PDK-në dhe kandidatin e saj z. Fadil Nura. Kjo përqindje e lartë dëshmon besimin dhe vlerësimin e lartë që keni për PDK-në dhe qeverisjet e mira të saj në Skenderajn tonë.

Së bashku vazhdojmë edhe shumë punë të mira për Skënderajn!”, ka shkruar Mergim Lushtaku./Express/

SHIKO MË SHUMË

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...