“E kam të vështirë famën”, rrëfehet aktori më i vjetër i ‘Squid Game’

PUBLIKUAR

Aktori, O Yeong-su ka rrëfyer se sa shumë ka ndryshuar jeta e tij që nga publikimi i serialit “Squid Game”. Ai u tregua i sinqertë edhe për anën e errët të famës.

Mësohet se 77-vjeçari ka refuzuar një sërë ofertash që i janë bërë për tu shfaqur në reklama të ndryshme.

“Shumë njerëz më kanë kontaktuar dhe për shkak se nuk kam një menaxher për të më ndihmuar, është e vështirë për mua të përballoj volumin e thirrjeve dhe mesazheve që kam marrë. Kështu që vajza më ka ndihmuar.

Yeong-su është një aktor me eksperiencë,  i cili ka luajtur filma për gati 6 dekada kur filloi karrierën e tij në 1963.

Sipas ‘Netflix’, “Squid Game” grumbulloi 891,1 milionë dollarë.

“’Squid Game’ ka arritur zyrtarisht 111 milion fansa – duke e bërë atë serialin tonë më të madh ndonjëherë!”, shkroi kompania Netflix në Twitter.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...