Courtois paralajmëron shokët: “Pa Messin, na kanë mundur 5-1”

PUBLIKUAR

Thibaut Courtois ka folur për supersfidën me Barcelonën që Real Madridi do ta zhvillojë të dielën në “Camp Nou”.

Në Madrid janë të qetë para “El Clasicos”, duke parë formën e Barçës pa Lionel Messi e larguar drejt Paris Saint Germain.

Sido që të jetë, portieri Courtois ua ka bërë me dije të gjithëve se në një “El Clasico” kurrë nuk vendos individi, dhe se Reali ishte turpëruara edhe pa Messin në fushë.

El Clasico është një nga ndeshjet më të ndjekura në botë. Jemi shumë të lumtur që tifozët janë kthyer në stadiume. Kjo e bën më speciale sfidën. Do të jetë një ndeshje intensive, me rivalitet, përplasje në fushë”, shprehet Courtois.

Është normale duam të luajmë kundër Messit gjithmonë, sepse është bukur kur përballesh me më të mirët, por El Clasico është El Clasico edhe pa atë. Mbaj mend një ndeshje në vitin tim të parë këtu në të cilin ai nuk luajti dhe ne humbëm 5-1. Nuk dua ta kujtoj, por kështu ka ndodhur. Barça ka cilësi, yje të rinj, Ansu Fati, Pedri. Do të jetë një ndeshje e madhe sepse ata kanë ekip cilësor”, përfundoi portieri belg. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...